Haradinaj: Thaci po largon vemendjen nga korrupsioni

31/01/2009 13:45

Kreu i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, akuzoi qeverine se po terheq vemendjen nga ceshtjet kryesore duke i vene theksin temave jo thelbesore.

Haradinaj theksoi se kerkesa e Thacit per Ministrine e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor nuk vjen ne momentin e duhur.

“Ceshtjet kryesore qe e shqetesojne Kosoven jane korrupsioni dhe perfshirja ne kete fenomen te institucioneve te vendit”, u shpreh Haradinaj.

Top Channel