Fondet per imazhin e Kosoves, akuza e kritika qeverise

31/01/2009 09:05

Qeveria i ka dhene fund dilemave per permiresimin e imazhit te Kosoves, duke zgjedhur reklamat ne televizionet me te fuqishme te botes, se sa diplomatet.

Por vendimi ka ngjallur kritika ne Kosove, pasi opozita shprehet se ne vend te reklamave duhet bere lobim i drejtperdrejte permes edhe figurave te njohura, si ish presidenti amerikan Klinton, apo ish presidenti finladez Marti Ahtisari.

Debati eshte nxitur nga nje tender prej 5. 7 milion eruosh, qe qeveria i ka dhene kompanise Saatchi &Saatchi per te permiresuar imazhin e Kosoves. Nje komision nderministror ka percaktuar edhe kriteret  per shpenzimin e ketyre parave, te cilat do te shkojne per propagande me media te fuqishme si CNN, apo gazeta te njohura.

Sipas ministrit te Financave, Ahmet Shala, arritjet e Kosoves do te gjejne pasqyrim edhe vitet e ardhshme. Por partite opozitare jane ne kundershtim te plote me kete qendrim.

Sipas tyre, nuk ka nevoje te shpenzohen para per reklama, por duhet bere lobim i drejtperdrejte. Ahmet Isufi nga AAK thote se duhet te angazhohen diplomate qe jane marre me ceshtjen e Kosoves dhe te shfrytezohet autoriteti i tyre per te rritur njohjet.

Per AAK-ne, figura te tilla si William Walker, Marti Ahtisari, presidenti Klinton apo diplomate te administrates se tij do te duhej te angazhoheshin per lobim. Ndersa sipas Lulzim Zenelit nga LDD, edhe nese nevojiten investime per lobimin, ato duhet te jene transparente.

Nje interes te vecante per permiresimin e imazhit te Kosves ka treguar edhe regjisori i njohur me origjine shqiptare Stan Dragoti.

Top Channel