Diskutimi per Kosoven, ne mars ne KS

31/01/2009 11:30

Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara do te diskutoje ne muajin mars per Kosoven, ndersa javen e ardhshme shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier do te qendroje ne Beograd.

Lajmin e ben te ditur shefi i diplomacise serbe, Vuk Jeremic. Ky i fundit ndodhet per nje vizite ne Nju Jork, ku do te bisedoje me Zannier per arritjen e nje marreveshjeje per zbatimin e planit gjashtepikesh te OKB-se.

Jeremic, sic kishte paralajmeruar, ka protestuar ashper kunder formimit te Forces se Sigurise se Kosoves.

Top Channel