
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka zgjeruar oreksin dhe pretendon te rrise eksportin e energjise elektrike.
Sipas drejtorit te Pergjithshem, Gjergj Bojaxhi kontrata e lidhur me Greqine do te pasohet me te tjera.
“Bilanci i prodhimit per kete vit per KESH-in do te jete pozitiv. Ne do te eksportojme shume energji dhe do te importojme pak”, u shpreh Bojaxhi.
Prurjet e bollshme ne rezervat hidrike po i mundesojne Korporates te eksportoje energji aktualisht drejt Greqise me nje cmim te leverdisshem dhe te krijoje rezerva te mjaftueshme, por kjo sipas drejtorit te Pergjithshem te KESH, Gjergj Bojaxhi nuk do te ndodhte nese nuk do te ishte ndryshuar kuadri ligjor dhe nese nuk do te ishte ngritur njesia e posacme e cila merret me shitblerjet e energjise.
Bojaxhi thote optimizimi i prodhimit vendas me importet do te sjelle me shume perfitime si per konsumatoret ashtu dhe vete korporaten.
“Sot ne kaskaden e Drinit kemi 1.1 milione kilovatore rezerve dhe kjo mund te perdoret per te sjelle perfitime, qofte per KESH, qofte per konsumatoret shqiptare”, u shpreh Bojaxhi.
Rritja e kapacitetit prodhues te KESH po behet edhe fale remonteve totale te bera vitet e fundit ne turbinat e hidrocentralit te Fierzes dhe ate te Vaut te Dejes.
Nje gje e tille ka beret e mundur qe kaskada e Drinit te jete ne pune me kapacitetet te plote.
Top Channel