Vetevrasjet ne ushtrine amerikane, shifra rekord

30/01/2009 10:40

Numri i vetevrasjeve ne radhet e ushtareve amerikane ka arritur nje nivel rekord per te dytin vit rresht. Ushtria ka njoftuar se 128 pjesetare te saj i kane dhene fund jetes vitin e kaluar, ndersa 15 raste vdekjesh jane ende nen hetim.

Zyrtare te ushtrise nuk dine te pergjigjen perse ky numer eshte rritur, por thone se stresi ne konfliktet jashte vendit ka nje impakt domethenes. Ushtria eshte angazhuar te perballet me kete ceshtje dhe ka shtuar trainimet, per t’i bere ushtaret me te ndergjegjshem per sjelljet vetevrasese.

35 perqind te rasteve te vetevrasjeve e perbejne ushtare qe nuk jane derguar ende ne detyre, 30 perqind qe jane aktive, ndersa 35 perqind te tjere pasi kthehen ne shtepi. Nje te katertat e rasteve te vetevrasjeve kane ndodhur ne Irak.

Top Channel