UNMIK: Asnje date per bisedimet Prishtine-Beograd

30/01/2009 13:55

Nuk ka ende nje date per nisjen e bisedimeve teknike mes Prishtines dhe Beogradit.

Sipas zedhenesit te UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, asnjera pale nuk eshte ne gjendje qe te saktesoje daten e fillimit te dialogut per ceshtje te tilla si policia, doganat, gjyqesia, infrastruktura, trashegimia kulturore serbe, ndersa Kombet e Bashkuara dhe BE-ja jane te gatshme te ndihmojne keto bisedime.

Ivanko gjithashtu hodhi poshte pohimet se pales shqiptare po i behen leshime, duke thene se UNMIK-u merr udhezime nga Keshilli i Sigurimit.

“Gjate dy viteve te kaluara ka pasur shume pak krime me motive etnike ne Kosove, por nuk kemi pasur sukses ne ceshtjen e kthimit te te larguarve”, tha Ivanko per gazeten “Vecernje novosti”.

Top Channel