Surroi perfundon deshmine ne Hage

30/01/2009 17:05

Publicisti Veton Surroi perfundoi sot ne gjykaten e Hages deshmine ne procesin qe po zhvillohet ndaj ish-zyrtarit serb, Vllastimir Gjeorgjevic.

Surroi ka folur per vullnetin per pavaresi qe kishte populli kosovar gjate luftes, si dhe per dhunen dhe terrorin e ushtruar nga forcat paraushtarake serbe.

Ai ka permendur vrasjet e disa dhjetera mijera shqiptareve ne mbare Kosoven gjate perpjekjeve per te realizuar te drejten e pavaresise.

Pas deshmise se Surroit, procesi ndaj Gjeorgjevic ka vazhduar me dyer te mbyllura, ku kane deshmuar deshmitare te mbrojtur.

Top Channel