Shnderrimi i qendres se Durresit

30/01/2009 23:35

Bashkia e Durresit eshte prane zgjedhjes se nje projekti qe do te shnderroje teresisht sheshin “Liria” te ketij qyteti. Para nje jurie nderkombetare te qytetareve durrsake, pese studiot qe kaluan ne fazat e para te konkursit kane prezantuar projektidete e tyre per infrastrukturen ne kete shesh.

Brenda pak ditesh do te shpallet edhe fituesi, projekti i te cilit do te zbatohet.

Nga te dhenat zyrtare mesohet se sheshi “Liria” ka marre permasat aktuale ne fund te viteve 1930 kur pas nje plani rregullues te zbatuar nga bashkia e atehershme u prish muri i kalase se vogel, i ndertuar ne vitin 1501 nga pushtuesit otomane.

Bashke me hapjen e rruges tregtare ne drejtim te portit detar u krijuan dhe kushtet per nje shesh te madh kryesor. Ndertimi i bashkise dhe xhamise se madhe te qytetit i dha forme ketij sheshi ne krahun perendimor dhe jugor te tij, ndersa Pallati i Kultures qe u ndertua ne vitin 1964 e plotesoi dhe pjesen veriore te ketij sheshi qe mori emrin “Liria”. Sheshi perfshin institucionet kryesore administrative, kulturore dhe te kultit si dhe amfiteatrin antik deri ne pjesen e mureve mesjetare.

Per rijetesimin e sheshit, pas shpalljes se projektit fitues, bashkia ka parashikuar nje vlere te perafert prej 5 milione eurosh, qe do te investohet ne sistemimin arkitektonik dhe hapesirave te blerta.

Top Channel