SHBA, zbulohet agjenti qe spiunonte nga burgu

30/01/2009 20:30

Departamenti i Drejtesise ne Shtetet e Bashkuara deklaroi se nje ish agjent i CIA-s, i denuar per spiunazh ne dobi te Rusise, perseri eshte akuzuar se ka vazhduar te spiunoje per Mosken nga burgu ku po vuan denimin.

Zyrtaret thane se Harold Nicholson, i cili ne vitin 1997 filloi te vuaje denimin prej 23 vjet burg per spiunazh dhe djali i tij Nathaniel, akuzohen per spiunazh dhe pastrim parash.

Aktakuza thote se Nicholson e rekrutoi dhe e sterviti te birin qe te udhetoje neper bote dhe te mbledhe borxhet e papaguara per te atin, si dhe t’u jape informata agjenteve te huaj. Secili prej tyre mund te denohet me nga 35 vjet burg.

Top Channel