
Senati i shtetit te Ilinoisit shkarkoi guvernatorin Rod Bllagojevic, pas akuzave te ngritura kunder tij, per abuzim me pushtetin.
Ai u akuzua se u perpoq te shiste vendin bosh qe la presidenti Obama ne Senat. Komisioni hetimor pasi degjoi edhe fjalen e guvernatorit i cili nuk e pranoi fajin, mori vendimin per te larguar ate nga detyra.
Gjate fjales se tij Bllagojevic tha se kishte zbatuar vetem ligjet dhe nuk i rendonte asgje ne ndergjegje.
Por 59 senatoret e Ilinoisit, qe votuan per shkarkimin e tij, nuk u binden nga thirrjet e Bllagojevicit per te verteten e fshehur.
Gjate punes se komisionit hetimor u degjuan kasetat me pergjimet e FBI-se. Ne bisedat e tij behej pazar per vendin ne Senat te Obames dhe perfitimeve qe do te kishte Bllagojevic, guvernator prej dy mandatesh i shtetit te Ilinoisit.
Top Channel