SHBA: Maqedonia te jete nje vend multietnik

30/01/2009 18:45

Ambasada amerikane ne Shkup u ka bere thirrje autoriteteve maqedonase qe te punojne ne favor te nje vendi multietnik.

Permes nje komunikate per shtyp, selia diplomatike ka ftuar maqedonasit qe te perfitojne nga trashegimia multietnike.

“Sa me shume qe Maqedonia te njohe trashegimine multietnike, aq me teper do te kete sukses ne sigurimin e nje ardhmerie me te mire per qytetaret e saj”, thuhet ne komunikate.

Me tej, ambasada ka pershendetur edhe perurimin e shtepise perkujtimore ne nder te Nene Terezes.

“Kjo eshte nje dite e rendesishme per te gjithe qytetaret e Maqedonise, e ne vecanti per shqiptaret, qe jane nje pjese e rendesishme e fuqise dhe pasurise te ketij shteti”, thuhet me tej ne komunikate.

Top Channel