Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu i ka bere thirrje Serbise qe te terhiqet nga qendrimet e saj iracionale ndaj veriut te Kosoves dhe komunave ne jug te Serbise.

Ne nje takim te zhvilluar sot me perfaqesuesit shqiptare te Lugines se Presheves, Sejdiu ka kerkuar nga Serbia qe te respektoje te drejtat e njeriut dhe te mos nxise tensione.

“Jemi te mendimit se standartet nderkombetare qe kane te bejne me te drejtat e njeriut duhet te respektohen edhe nga Serbia, e cila duhet te heqe dore ngaa strukturat paralele dhe nga ngritja e tensioneve”, ka pohuar Sejdiu.

Top Channel