Prishtine, sindikata e policise, neser ne proteste

30/01/2009 15:35

Sindikata e policise se Kosoves do te marshoje neser ne rruget e Prishtines, per te kerkuar rritjen e pagave dhe permiresimin e kushteve te punes.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave vendimi per protesten eshte marre qe para dhjete ditesh, nderkohe qe autoritetet nuk kane bere asgje per parandalimin e saj.

Drejtuesit e larte te policise disa here u kane bere thirrje vartesve qe te mos e zhvillojne protesten, por duket se apelet e tyre kane rene ne vesh te shurdhet.

Nga ana tjeter, zyrtare te qeverise se Kosoves kane deklaruar se rrogat e anetareve te SHPK-se do te rriten me 10%, ashtu si per te gjithe punonjesit e administrates shteterore. Protesta pritet te jete paqesore.

Top Channel