
Pas daljes se ligjit te ri te policise gjate vitit te kaluar punonjesit civile te drejtorise se pergjithshme te policise se shtetit u vune ne dilemen e qendrimit ne pune per shkak te trajtimit financiar te pages.
Rrogat e tyre nuk u njehsuan me ato te pjeses policore. Policia e shtetit rrezikonte te humbiste specialistet e IT-se, marredhenieve me publikun per shkak se ata nuk e perfitonin graden policore.
Per kete arsye qeveria ne mbledhjen e kesaj te fundit dhe pas kerkesave te vazhdueshme te Drejtorise se Pergjithshme te Policise moren nje shtese page prej 10 mije lekesh te reja, qe do te perfitohen qe nga data 1 janar e vitit 2009.
Ne fakt kjo shtese e re e pjeses civile te policise ende nuk ka shkuar ne xhepat e tyre, pasi vendimi i qeverise do te zbardhet njehere nga Ministria e Brendshme dhe me pas do te shtohet ne pagesen e punonjesve.
Pagat e kesaj kategorie punonjesish do te variojne tashme nga 51 mije leke deri ne 34 mije, ne baze funksionit qe kryejne dhe kategorise qe kane e percaktuar kjo edhe nga vjetersia ne detyre. Kjo page eshte paga baze e tyre, e cila shtohet edhe nga 2 perqindshi per cdo vit pune.
Sipas Drejtorise se Pergjithshme te Policise, me ane te kesaj ngritjeje inxhinieret e elektronikes dhe informatikes te cilet jane nje pjese e domosdoshme sidomos per pergjimet dhe statistikat eshte ne nivele te kenaqshme dhe te pranueshme nga punonjesit e saj.
2 mije leke ka qene ngritja e pages per cdo punonjes policie ne vendimin e fundit te qeverise.
Top Channel