Ministri i Brendshem i Kosoves, Zenun Pajaziti ka deklaruar sot se ne Kosove eshte shenuar nje progres i ndjeshem ne fushen e sigurise.

Deklaraten e tij, Pajaziti e beri gjate mbledhjes se komisionit kuvendor per sigurine, disa anetare te te cilit braktisen seancen duke pretenduar se nuk u eshte dhene mundesia per debat.

Madje, anetaret e komisionit, Melihate Termkolli dhe Naim Maloku kane akuzuar drejtuesin e seances per drejtim diktatorial.

Por pavaresisht ketyre qendrimeve, ministri Pajaziti nuk eshte terhequr nga deklaratat e tij se ne Kosove po vendosen rendi dhe ligji.

Top Channel