
Kryetari i LSI, Ilir Meta ne nje takim te zhvilluar para pak castesh me qytetaret e Tiranes, ka premtuar se ndryshimi per Shqiperine do te vije se shpejti. Gjate fjales se tij, Meta ka deklaruar se nese vjen ne pushtet, LSI do te luftoje varferine dhe padrejtesine.
“Ne asistuam ne nje ngjarje te jashtezakonshme, inaugurimin e presidentit te SHBA, Barack Obama qe ka ringjallur shpresen per ndryshim. Frymezimi nga kjo shprese po vjen edhe ne Shqiperi, e lodhur nga keqqeverisja aktuale. Ky ndryshim vjen duke i dhene jete solidaritetit social dhe duke luftuar pa kompromis varferine”, ka pohuar Meta.
Ai ka theksuar se LSI eshte ne gjendje qe t’iu ktheje shqiptareve besimin tek institucionet shteterore dhe ka shprehur bindjen se me 28 qershor, shqiptaret do t’i japin voten LSI-se.
“Shqiperia ka shprese per te ndryshuar. Shqiptaret me 28 qershor do clirojne energjite e tyre per LSI. Ne po punojme per nje program te ri qe synon zhvillimin dhe nuk do lejojme qe varferia te vrase dinjitetin e shqiptareve”, ka deklaruar Meta, i cili ka saktesuar se programi ne fjale perfshin te gjithe sektoret dhe kategorite, ne vecanti ate te shendetesise dhe ate te ushtarakeve ne pension.
Me tej kreu i LSI ka kritikuar Edi Ramen ne cilesine e kryetarit te bashkise, se nuk ka bere transparent destinacionin e taksave te paguara nga qytetaret e Tiranes.
“Do te ftoja kryetarin e bashkise qe te beje transparent procesin e destinacionit te taksave qe paguajne qytetaret. Mungesen e kesaj transparence ai nuk mund ta fshehe per arsye te rendomta, duke folur per bashkepunimin Meta-Berisha. Kjo eshte nje situate per te ardhur keq per kreun e bashkise se Tiranes, qe e di mire se cili eshte kontributi im per kryeqytetin”, ka nenvizuar Meta.
Me tej kreu i LSI e ka akuzuar gjithashtu Ramen se ka perforcuar pozitat e kryeministrit Berisha, i cili sipas tij duhet te largohej menjehere pas tragjedise se Gerdecit.
“Po te ishte per LSI, Berisha do te kishte ikur nga pushteti nje dite pas tragjedise se Gerdecit. Por ishte Rama qe e shpetoi Berishen nga largimi dhe qe e forcoi qendrimin e tij me miratimin e ndryshimeve kushtetuese me 21 prill. Nuk ishte LSI qe veproi per dobesimin e kompetencave te presidentit. Ishte zoti Rama qe kapitulloi para Berishes, duke sjelle deme kushtetuese e institucionale. Gerdec-qeveria dhe bunker-bashkia nuk mund te jene me qeverises te Shqiperise. Ne synojme bashkeqeverisjen me te gjithe shqiptaret”, ka shtuar Meta.
Top Channel