Maqedoni, debate per shtepine e Nene Terezes

30/01/2009 16:45

Qeveria maqedonase peruroi shtepine muze te Nene Terezes ne Shkup, e cila eshte ndertuar larg vendit ku ka qene shtepia, ne te cilen lindi humanistja e madhe.

Intelektuale shqiptare kane ngritur shqetesime se ne kete objekt qe do te jete dhe muze, fshihet origjina e saj shqiptare dhe se ajo nuk ndertohet ne vendin autentik, ku ka lindur dhe jetuar Nene Tereza, ne te cilin vend qeveria ka vendosur te ndertoje nje kishe ortodokse.

Artan Grubi i levizjes qytetare “Zgjohu” thote se do te behet persei thirrje qe mbi themelet e shtepise se Nene Terezes, te mos lejohet te ndertohet kishe ortodokse.

Alush Kamberi, i cili eshte johes i vepres se Nene Terezes u shpreh se maqedonasit po perpiqen ta pervetesojne figuren e Nene Terezes ne menyre te paturpshme, me forma te ndryshme.

Ne Maqedoni ka pasur vazhdimisht debate per origjine e Nene Terezes. Publikisht ajo gjithmone quhet “Shkupjanja Nene Tereze”, nderkohe autore te ndryshem maqedonas ne filma dhe libra, perpiqen qe ta prezantojne Nene Terezen, me origjine jo shqiptare.

Top Channel