Maqedoni, bastiset zyra e PDSH-se ne Shkup

30/01/2009 19:10

Partia Demokratike Shqiptare ne Maqedoni ka njoftuar sot se diten e djeshme eshte bastisur zyra e saj ne Shkup, qe ndodhet ne qendren e biznesit “Mavrovasja”.

Nenkryetari i PDSH-se, Mevlan Tahiri ka deklaruar per mediat se kjo ngjarje eshte nje paralajmerim negativ per zgjedhjet e 22 marsit.

“Kjo ngjarje tregon se ne cfare atmosfere do te zhvillohen zgjedhjet. Ajo qe ndodhi eshte nje paralajmerim i keq sepse te gjitha angazhimet verbale nga qeveria dhe BDI per nje atmosfere demokratike, dalengadale po bien poshte”, ka deklaruar Tahiri.

Top Channel