Kosove, nenkryetari i AKR-se bashkohet me LDK

30/01/2009 16:10

Ish-nenkryetari i AKR-se, Arsim Rexhepi i eshte bashkuar sot partise LDK, duke u bere keshtu anetar i grupit parlamentar te saj.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave Rexhepi deklaroi se ndihet i zhgenjyer nga zhvillimet brenda AKR-se dhe se eshte bashkuar me LDK-ne pa asnje kusht.

“Po kthehem ne shtepine time tradicionale, ku kam zhvilluar veprimtari ne te kaluaren. LDK ka nisur te profilizohet dhe te modernizohet”, ka deklaruar deputeti.

Top Channel