Dekretohet pasaporta e Ahmet Jonuzit

30/01/2009 09:45

Ahmet Jonuzi merr pasaportën shqiptare. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar pajisjen me shtetësi shqiptare për sulmuesin kosovar.

20-vjeçari, që luan në Ukrainë me Vorskla Poltavën, është pjesë e ekipit Shpresa dhe cilësohet si një prej talenteve me të ardhme në futbollin tonë. Që prej nëntorit 2008 Jonuzi është bërë pjesë e përfaqësueses Under-21, të drejtuar nga trajneri Artan Bushati.

Ai debutoi në miqësoren që kuqezinjtë fituan 3-0 me Maqedoninë në fushën e këtyre të fundit, ku megjithëse nuk shënoi, la përshtypje shumë të mira te stafi teknik. Jonuzi bëhet lojtari i dytë kosovar, i cili pajiset me pasaportë shqiptare, duke milituar me kombëtaret e moshave.

“Tabuja” u thye nga portieri i Palermos, Saimir Ujkani, që pas disa ndeshjeve me 21-vjeçarët, tashmë është bërë pjesë e skuadrës së drejtuar nga holandezi Ari Han.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta