Bogdanovic: Do pengojme hyrjen e serbeve ne FSK

30/01/2009 17:35

Ministri per Kosoven ne qeverine serbe, Goran Bogdanovic ka deklaruar se ai dhe kryetaret e komunave ne veri te Kosoves do te luftojne per te penguar anetaresimin e banoreve serbe ne FSK.

Pas nje takimi me kryetaret e kater komunave me shumice serbe ne veri te Kosoves, Bogdanovic u ka bere thirrje serbeve dhe popullsise joshqiptare qe te qendrojne larg FSK-se.

“Krijimi i FSK-se eshte i papranueshem. Formimi i saj bie ne kundershtim me rezoluten 1244 te Kombeve te Bashkuara”, ka deklaruar Bogdanovic.

Top Channel