BE, Greqia: Nuk do ta pengojme Kroacine

30/01/2009 17:45

Greqia ka mohuar zerat se do te pengoje integrimin e Kroacise ne Bashkimin Evropian per shkak se ky vend njeh pakicen maqedonase dhe Kishen Ortodokse te Maqedonise.

Zedhenesi i ambasades greke ne Zagreb, Zafiros Rosidis ka deklaruar se Greqia nuk do ta pengoje Kroacine ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Perkundrazi, Republika e Greqise do ta mbeshtese fuqishem anetaresimin e Kroacise ne familjen evropiane”, ka deklaruar zedhenesi.

Top Channel