Mitchell: Duam paqe afatgjate ne Gaza

29/01/2009 15:10

“Eshte e nevojshme qe ne Gaza te konsolidohet armepushimi ne menyre qe ai te jete afatgjate”. Keshtu ka deklaruar George Mitchell, i derguari i posacem i administrates Obama ne Lindjen e Mesme.

Gjate nje konference per shtyp pas takimit me presidentin palestinez Abu Mazen, zyrtari i Uashingtonit ka rikonfirmuar se presidenti Obama do te angazhohet per nje paqe afatgjate ne rajon.

“Do te angazhohemi per konsolidimin e paqes dhe do te mbeshtesim nje zgjidhje te bazuar ne dy shtete, Izraelin dhe Palestinen, ne menyre qe te jetojne ne siguri te plote”, ka pohuar Mitchell.

Top Channel