
Ish zv/kryeministri i Partise Demokratike, Bashkim Kopliku ka folur ne emisionin “Top Story” ne lidhje me shkarkimin e Aleksander Biberajt nga posti i nenkryetarit te Asamblene se Keshillit te Evropes.
Duke sulmuar Kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli per kete veprim, Kopliku ka theksuar se ne kete rast nuk eshte respektuar asnje ligj. “Berisha per nje arsye te caktuar ka vendosur ta godase zotin Biberaj dhe ka urdheruar Topallin te zbatoje urdhrin e tij. Berisha si vazhdimisht, nuk njeh asnje rregull, as kushtetute as statut partie dhe as rregullore parlamenti. Ka ndodhur sepse Biberaj ka guxuar te kete mendte e veta”, theksoi ish numri 2 i qeverise.
Ne vijim te fjales se tij, Kopliku ka theksuar se ne kete rast eshte shkelur Kushtetuta dhe Keshilli Evropian qe po hyn ne variante te ligjit, duket sikur fyen shqiptaret. “Une kam abstenuar para 13 vjetesh per ligjin e dosjeve sepse shkelte kushtetuten e kohes. Une shoh nje ngjashmeri shume te madhe me ate kohe kur une u shkarkova. Eshte faji me i madh ne nje diktature te kesh integritet dhe te jesh i pavarur”, nenvizoi Kopliku.
Top Channel