Hamdi Salihi ne planet e Apollon Limasol
29/01/2009 15:45
Karriera e sulmuesit shqiptar te SV Ried, Hamdi Salihi mund te vazhdoje ne ishullin e Qipros.
Sipas mediave greke dhe qipriote, shkodrani 25 vjecar kerkohet nga trajneri i Apollon Limasol, Tomas Von Hesen. Skuadra e Apollon Limasol renditet ne vendin e katert ne kampionat dhe blerja e Salihit synon kualifikimin e klubit per ne kupat e Evropes.
Por edhe pse deshira e qiprioteve eshte e madhe, aktualisht me klubin e SV Ried nuk ka nje marreveshje, pasi palet nuk kane rene ende dakort per termat ekonomike.
Hamdi Salihi u transferua ne Austri gjate vitit 2007 ku ne 62 ndeshje ka shenuar 22 gola per SV Ried, ndersa ne 10 ndeshje me kombetaren ai ka realizuar vetem nje gol.
Top Channel