Mosmiratimi i rezolutes per hapjen e dosjeve te komunizmit ne Parlamentin e Kosoves ka vijuar me nje ngjarje tjeter.

Deputeti i PDK-se, Nait Hasani ka bere te ditur para deputeteve se ka marre kercenime nga nje ish-prokuror i kohes se Milloshevicit, i cili tashme eshte bere anetar i Keshillit Gjyqesor te Kosoves.

“Une bera publik nje kercenim qe eshte bere ndaj meje nga Nazmi Mustafi. Ai eshte nje boshnjak nga Prizreni, qe ka punuar ne Kosove nen udhezimet e Beogradit. Dhe une e kundershtova zgjedhjen e tij ne Keshillin Gjyqesor, pasi mendoj se nuk kemi nevoje per te”, ka pohuar Hasani.

Ai ka shtuar se do te benje denoncmin edhe ne polici lidhur me kete kercenim. Edhe disa deputete te tjere kerkuan miratimin e rezolutes dhe kerkuan shkarkimin e gjykatesve kosovare, te cilet kane denuar shqiptare gjate kohes se Milloshevicit.

Top Channel