Biberaj: PD ka nevoje per reformim

29/01/2009 22:25

Ish-kryetari i delegacionit shqiptar ne Komisionin Evropian, Aleksander Biberaj ka deklaruar se eshte ne pritje te reagimit te kryeministrit Berisha ne lidhje me shkarkimin e tij.

Ai theksoi ne “Top Story” se ka tentuar personalisht te lidhet me kryeministrin, por nuk ja ka arritur.

“Kryeministri nuk eshte prononcuar dhe shpresoj qe ai ta beje. Kam tentuar te lidhem me te, por nuk kam mundur. Por shpresoj se ai do te reagoje”, eshte shprehur Biberaj.

Deputeti demokrat ka deklaruar se ne Partine Demokratike nuk ekziston demokracia, pasi, sipas tij, nuk funksionojne strukturat drejtuese te partise.

Ai ka theksuar se PD-ja ka nevoje per reformim, ku rotacioni i pushtetit te behet ne baze te vlerave individuale te anetareve te saj.

“Demokracia shqiptare ka pasur probleme dhe akoma nuk jemi ne standardet e duhura. Nuk kemi arritur ende te bejme zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ka ardhur momenti qe te marrim pergjegjesite tona pasi Shqiperia nuk mund te jete perjete ne tranzicion… Asnje nga partite shqiptare nuk eshte demokratike ne Shqiperi dhe ketu perfshihet edhe PD. Ne Partine Demokratike nuk funksionon demokracia”, tha Biberaj.

“Une po shoh qe gjerat nuk po shkojne sic duhet. PD ka nevoje per nje reformim qe te behet ne baze te konkurences, duke u nisur ne kontributet e secilit”, shtoi ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta