Biberaj: Ja qendrimi im per lustracionin

29/01/2009 21:55

Deputeti i PD, Aleksander Biberaj ka pranuar se ka votuar pro ligjit te lustracionit, por ka theksuar se lidershipi i PD nuk i ka marre parasysh qendrimet e tij ne disa pika.

“E kam votuar ligjin e lustracionit se behet fjale per nje qendrim politik, por kam pasur disa kundershti”, ka deklaruar Biberaj ne emisionin “Top Story”, ku ka dhene edhe propozimet e tij per kete ligj.

“Une kam propozuar qe ne ligjin e lustracionit te futen persona te regjimit te Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise, por nuk eshte pranuar. Kam kerkuar nje transparence te medias, pasi eshte nje element i rendesishem, por as kjo nuk u pranua. Gjithashtu, per gjykatesit e regjimit komunist qe vazhdojne te jene ne detyre kam propozuar lenien e mandatit”, ka pohuar Biberaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta