Afganistan, zgjedhjet presidenciale me 20 gusht

29/01/2009 10:05

Zgjedhjet presidenciale ne Afganistan do te mbahen ne 20 gusht. Lajmin e ka bere te ditur sot komisioni zgjedhor afgan.

Keto do te jene votimet e dyta demokratike ne vend, pas zgjedhjeve te vitit 2004, qe sollen ne krye te vendit Hamid Karzain. Sipas kushtetutes, zgjedhjet duhet te mbaheshin ne maj, por u shtyne per shkak te situates se sigurise.

Shume zona ne jug dhe lindje nuk ishin gati te mbanin zgjedhje te lira ne ate periudhe, ndersa ne disa distrikte nuk ka perfunduar as procesi i regjistrimit te votuesve.

Presidenti aktual Karzai, popullariteti i te cilit ka rene, pritet te perballet me disa kandidate te tjere.

Top Channel