Tyson-Holifield, perballja e trete ne 31 tetor

28/01/2009 21:50

Vitet e fundit boksi eshte konsideruar si nje art i levizshem me shume vlera, por kampionet e medhej jane zhdukur duke i larguar bukurine ketij sporti, pasi edhe ne ndeshjet qe ata zhvillojne sportiviteti dhe pasioni nuk duket me.

Jane pikerisht dy ish-kampione qe shume shpejt do ta konfirmojne kete gje. Ata mund t’i rikthehen sebashku ringut ne Abu Dhabi per nje ndeshje te fundit dhe ajo qe bie me shume ne sy eshte gjunjezimi ndaj parase. Sebashku kane nje moshe prej rreth 90 vitesh, 42 Mike Tyson dhe 47 Holifield.

Do te jete sfida e tyre e trete qe ka si synim disa miliona dollare, me sakte, 34 milione per secilin, fakt qe e ben kete ndeshje me te shtrenjten e te gjithe historise. Ajo eshte programuar te zhvillohet me 31 tetor ne stadiumin e hapur te Zajedit ne Abu Dhabi, i cili ka nje kapacitet prej 25.000 vendesh. Sipas “Arabian Bussines”, do te jete data 1 shkurt qe do te percaktoje detajet perfundimtare te kesaj perballjeje.

Sipas organizatoreve, nje pjese e te ardhurave do te shkoje per bamiresi. Tyson dhe Hollifield jane perballur dy here ne vitin 1996 dhe 1997, ku secili ka arritur nga nje fitore, megjithate “Iron Mike” mbahet mend per kafshimin e veshit te Holifield, nje ngjarje e rralle dhe unike e ketyre perballjeve te peshave super te renda.

 

Top Channel