
Pasi evitoi “eksodin” nga kontingjenti i mbetur, Partizani pret të zyrtarizojë afrimin e Rezart Mahos. Mesfushori 25-vjeçar është bashkuar me të kuqtë që prej datës 12 janar, duke u stërvitur rregullisht nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro.
Burime pranë klubit pohojnë se së afërmi lojtari do të marrë dokumentacionin nga grekët e Kallamatës, për t’u aktivizuar me “demat” në pjesën e mbetur të sezonit.
Maho është një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar, ku në të kaluarën ka luajtur me Dinamon, Shkumbinin, Apoloninë, Kastriotin, Pogradecin e Egnatian. Brenda pak ditëve pritet të zgjidhet edhe e ardhmja e Gjondedës, për të përcaktuar nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet nga kryeqytetasit. Ndërkohë, vazhdojnë donacionet nga tifozët për lojtarët: pas 48 orësh, shifra e grumbulluar është 150 mijë lekë të vjetra.
Top Channel