
Papa Benedikti XVI ka shprehur mbeshtetjen e plote dhe te padiskutueshme per vellezerit hebrej, duke e distancuar veten nga nje peshkop qe kishte mohuar Holokaustin dhe dhomat e gazit, qe perdoren nazistet.
Richard Williamson ishte nje nder kater peshkopet qe ishin perjashtuar, por perjashtimi u anulua nga Papa nje jave me pare.
Deklarata e Williamson se nuk besonte qe kishin ekzistuar dhomat e gazit, shkaktoi zemerim ne radhet e lidereve hebrej dhe ajo sipas tyre demtoi dialogun mes katolikeve dhe hebrejve. Papa tha sot se Holokausti duhet te jete nje paralajmerim kunder harreses dhe mohimit.
Ati i Shenjte i ktheu serish kater peshkopet mes katolikeve, per t’i dhene fund percarjes me tradicionalistet. Ai kerkoi prej tyre te njohin autoritetin e Papes dhe Keshillin Vatikani II.
Kater peshkopet ishin pjesetare te vellazerise se ashtuquajtur “Lefebvrist” me qender ne Zvicer, e cila refuzon mesimet e Keshillit Vatikani II, qe predikon lirine fetare dhe pluralizmin.
Top Channel