Ceshtja e ngritjes se FSK-se, do te jete nje nga ankesat qe ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, do te ngreje ne OKB, gjate takimit qe do te kete me sekretarin e pergjithshem, Ban Ki Moon.

Ai do te diskutoje ne Nju Jork edhe rreth zbatimit te planit gjashtepikesh te organizates. Jeremic e ka cilesuar FSK-ne si formacion paraushtarak, krijimi i te cilit shenon shkelje flagrante te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit.

Shefi i diplomacise serbe do te konsultohet edhe me vendet anetare te KS per mbajtjen e mbledhjes, ku do te diskutohet raporti i radhes i bashkesise nderkombetare per gjendjen ne Kosove. Jeremic ka ndermarre edhe nje ofensive tjeter kunder pavaresise se Kosoves.

Ai u ka derguar letra 80 vendeve te botes, ku kerkon te japin mendim per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe ta dergojne ate ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage.

Gjate ketij viti pritet qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise te filloje shqyrtimin e kerkeses serbe per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves.

Top Channel