
Interi ka thelluar serish avantazhin ne krye te Serise A, pas fitores 2-0 ne Katania. Zikaltrit e kane filluar me vrull takimin duke kaluar ne avantazh qe ne minuten e peste me Stankovic pas nje krosimi te Kruz.
Perpjekjet e vendasve per te barazuar i ka hedhur ne sulm duke rrezikuar ne disa raste porten e Interit i cili e mbyll pjesen e pare me 10 lojtare pas daljes me karton te kuq te Muntarit.
Ne te dyten serish skuadra e Mourinjos ka pritur te sulmoje me kundersulme dhe ia del mbane te dyfishoje rezultatin me Ibrahimovic ne minuten e 71-te te takimit.
Nderkohe Juventusi eshte mundur 2-1 ne Udine duke humbur ritmin e Interit i cili tashme eshte 5 pike larg. Kualiarela qe ne minuten e 20-te shfrytezon pergjumjen e juventineve per te shenuar golin e pare, duke cuar topin aty ku nuk arrinte dot Bufon.
Ne pjesen e dyte Dinatale shfrytezon serish nje tjeter gabim te mbrojtjes se Juventusit, te shpeshta ne kete ndeshje, per te shenuar edhe golin e dyte.
Nderkohe skuadra e Ranierit vetem me nje 11-metersh arriti te shenoje golin e vetem qe nuk e shpetoi nga humbja.
Milani eshte ndalur ne barazim 1-1 ne “San Siro” nga Genoa. Bekham ka konfirmuar serish formen e tij te mire dhe duke shfrytezuar armen e tij me te forte, goditjet standarde i ka dhene avantazhin Milanit ne minuten e 33-te te takimit.
Ne pjesen e dyte Anceloti terheq skuadren me zevendesimet qe ben dhe i jep mundesine Genoas te sulmoje dhe te ushtroje presion deri ne minuten e 87-te kur Milito shenon golin e barazimit. Ky rezultat con serish ne 8 pike diferencen e tyre me Interin ne krye te klasifikimit.
Top Channel