ILO: 51 milione njerez te papune ne 2009

28/01/2009 13:50

51 milione vete mund te humbasin punen kete vit, si pasoje e krizes ekonomike boterore.

Lajmin e ben te ditur Organizata Nderkombetare e Punes, (ILO) sipas se ciles niveli i papunesise do te rritet ne 7,1 perqind ne fund te vitit 2009, krahasuar me 6 perqind qe ishte ne 2008-en dhe 5.7 perqind ne 2007. Mungesen e vendeve te punes do ta vuajne me shume vendet ne zhvillim.

Organizata thekson se nese renia ekonomike thellohet gjate ketij viti, sic parashikojne edhe ekspertet, kriza do te perkeqesohet. FMN pritet te njoftoje sot se rritja ekonomike eshte ulur, ndersa parashikohet recesion ne vendet ne zhvillim.

Top Channel