Ndersa Serbia ka ngritur tonet per krijimin e Forces se Sigurise dhe brenda Kosoves jane shtuar ankesat per perzgjedhjen e pjesetareve te saj, sot ka reaguar komandanti i KFOR-it, Giuzepe Gay.

Ai eshte shprehur se krijimi i FSK-se eshte nje projekt ambicioz, per realizimin e te cilit nevojitet bashkepunimi i te gjitha paleve. Komentet vijne pas pakenaqesive rreth menyres se perzgjedhjes se kandidateve per kete force.

Zhvillimet e fundit ne Forcen e Sigurise se Kosoves kulmuan me doreheqjen e tre eproreve te larte te saj. Kryeministri Thaci ka premtuar permiresimin e situates, pas akuzave per mungese transparence ne procesit e kalimit te ish-pjesetareve te TMK-se ne FSK.

Top Channel