Ministrja e Puneve te Jashtme greke, Dora Bakojanis, kerkoi nje zgjidhje te qendrueshme per ceshtjen e emrit te Maqedonise.

Kryediplomatja shprehu impenjim per zgjidhjen e ceshtjes mes Athines dhe Shkupit. Greqia kundershton njohjen nderkombetare te FYROM, me emrin Maqedoni, nderkohe qe deri me tani jane bere shpeshhere negociata ne New York me ndermjetesin e OKB-se Metju Nimic, por pa arritur asnje rezultat.

“Ceshtja e emrit eshte ngerci i te gjitha marredhenieve mes dy vendeve tona”, u shpreh Bakojanis.

Maqedonise iu refuzua edhe marrja e fteses si vend kandidat i NATO-s, pikerisht per shkak te Greqise, e cila vuri veton.

Top Channel