
Lojtari 20 vjecar Jozef Thana ka nenshkruar per Teuten ku do aktivizohet per 6 muajt e ardhshem.
Skuadra e djemve te detit ka perfituar nga ditet e fundit te merkatos duke e forcuar organiken me emrin e dyte te ri. Mesfushori 20 vjecar eshte larguar nga Elbasani ku nuk gjeti nje vend titullar. Prej pak kohesh, Thana eshte edhe pjese e kombetares shpresa.
Nderkohe, perforcime vihen re edhe ne radhet e Bylis ku eshte afruar per nje vit maqedonasi Ivan Disic, i cili eshte blerja e shtate e merkatos dimerore per skuadren ballshiote.
Gjate oreve te fundit ka levizur edhe Partizani, pasi me skuadren e kuqe jane bashkuar ish lojtari i Elbasanit, Engert Bakalli dhe Rezart Maho, i cili ka lene skuadren e Kallamatas ne Greqi.
Top Channel