
Emocionet e finales se 43-te te Superbowl kane mberthyer Ameriken. Dy ekipet, Pittsburgh Steelers dhe Arizona Cardinals kane mberritur ne Florida per te bere pregatitjet e fundit.
Do te jete perballja qe ve ne gjume Ameriken, pasi miliona njerez, tifoze te futbollit jane gati te perjetojne spektaklin e evenimentit te vitit. Ndryshe nga Arizona qe perjeton finalen e pare, skuadra e Steelers ka arritur ta fitoje 5 here kete trofe dhe ne rast fitoreje do te hyje ne histori si skuadra qe ka fituar me shume Superbowl.
Kete vit pritet qe finalja e 43-te te shenoje edhe nje rekord shikueshmerie, pasi eshte parashikuar nje numer prej 100 milione teleshikues, 2.5 milione me shume se vitin e kaluar dhe rreth 7 milione me shume se 2 vjet me pare. Nderkohe qe gjithe bota dhe per me shume Amerika eshte prekur nga kriza financiare, Superbowl vazhdon te beje perjashtime, pasi cmimi i nje spoti publicitar 30 sek eshte 3 mln $.
Nje finale dhe eveniment i madh qe nuk do beje perjashtime persa i perket sigurise. Sipas mediave amerikave, stadiumi “Raymond James” ne Florida do te jete me 1 shkurt vendi me i sigurte ne te gjithe Ameriken, pasi pervec policise lokale, do te vihen ne pune edhe shume agjente te FBI-se.
Ashtu si te gjithe evenimentet e medha futbollistike boterore dhe europiane, paketa SuperSport do t’i jape mundesine tifozeve shqiptarE te ndjekin direkt kete supersfide me 1 shkurt, duke filluar nga ora 23:30.
Top Channel