Italianët e kanë humbur shpresën te kombëtarja e tyre, mbi 70% e tifozëve mendojnë se “Azzurrët” nuk do të shkojnë në Botëror
Renaldo Rama ka ndezur garën ndërmjet TuS Kolbencit dhe Hanoverit në Gjermani. Pasi është paraqitur mjaft mirë në provën te Kolbenc, gjatë kësaj jave mesfushori i Kombëtares U-21 pritet t’i bashkohet klubit të Bundesligës për t’u testuar.
Si “sponsor” i 18-vjeçarit te Hanover ka shërbyer kapiteni i përfaqësueses kuqezi, Altin Lala. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Neue Presse”, e cila citonte: “Lala i ka folur me elozhe stafit teknik të skuadrës për djaloshin, i cili është pjesë e Kombëtares shqiptare të moshave.
Përfaqësuesit e Hanoverit e kanë vëzhguar Ramën në sfidën që ai luajti me TuS Kolbenc kundër SV Rosbah”. Në atë ndeshje, që përfundoi 5-0 për ekipin ku militojnë ish-kuqeziu Fatmir Vata e Njazi Kuqi, mesfushori shkëlqeu, duke realizuar dy gola. Me lojën e tij, Rama fitoi edhe besimin e trajnerit e Kolbencit, Uve Rapolder.
Ky i fundit, në komentin për lojtarin e Olimpiakos Pireut tha: “Është vetëm 18 vjeç, por shfaqet shumë rrezikshëm përpara portës. Një lojtar mjaft interesat”.
Top Channel