Shtetasi gjerman me origjine libiane, Kaled El Masri ka dorezuar nje padi ndaj shtetit maqedonas, per shkak te arrestimit te tij te gabuar dhe torturimit.

El Masri u arrestua ne dhjetor te vitit 2003 ne piken kufitare te Tabanocit nga policia maqedonase, e cila me pas ia dorezoi agjenteve te CIA-s.

Keta te fundit e transferuan ne nje baze ne Afganistan, ku i eshte nenshtruar torturave te shumta fizike dhe psikologjike.

Me padine e tij, El Masri kerkon qe Maqedonia t’i paguaje nje demshperblim prej 50 mije eurosh, pasi pretendon se gjate qendrimit 24 ditor ne kete vend eshte keqtrajtuar.

Shtetasi gjerman, ceshtja e te cilit terhoqi vemendjen e te gjithe botes, paditi edhe CIA-n per torturat e pesuara duke kerkuar nje demshperblim prej 75 mije dollaresh, por nuk arriti ta fitonte ceshtjen.

Top Channel