Italianët e kanë humbur shpresën te kombëtarja e tyre, mbi 70% e tifozëve mendojnë se “Azzurrët” nuk do të shkojnë në Botëror
Vorskla as që ka ndërmend të humbasë Armend Dallkun dhe Debatik Currin.
Shqiptarët janë lojtarët kryesorë të skuadrës që renditet në vendin e katërt në Vyscha Liga (elita e futbollit ukrainas) dhe deri më tani, drejtuesit e klubit kanë refuzuar çdo ofertë, madje edhe të skuadrave me emër në arenën ndërkombëtare.
Interesimi më i fundit për Dallkun ka ardhur nga kampionët e Turqisë, Gallatasarai, të cilët kanë bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin e krahut të djathtë.
Megjithatë, klubi nga qyteti i Poltavës e ka refuzuar kategorikisht, duke mos lejuar fillimin e bisedimeve. Përgjegjësi i transferimeve te Gallatasarai, gjermani Feldkamp, kishte udhëtuar drejt Antalias, ku Vorskla po zhvillon fazën përgatitore, për t’i hapur rrugën një transferimi të mundshëm të 25-vjeçarit në stadiumin “Ali Sami Jen”.
Turqit ishin të gatshëm të paguanin 1 milion euro për të siguruar shërbimet e lojtarit kuqezi, megjithatë as kjo shifër nuk i ka bindur krerët e skuadrës ukrainase. “Feldkamp ka ardhur në hotelin ku jemi akomoduar, ka biseduar me mua dhe më ka ofruar kontratë dyvjeçare te ‘Gallata’.
Ai bisedoi edhe me drejtuesit e klubit, por oferta e turqve është refuzuar, pasi Vorskla nuk dëshiron të më shesë deri në merkaton e verës. Oferta e Gallatasarait ka qenë shumë e mirë, si për Vorsklan, ashtu edhe për mua, megjithatë klubi vendosi që unë mos të largohem”, deklaroi Dallku për kosovaren “Express”.
Interesimi i kampionëve të Superligës turke erdhi pas rekomandimeve të ish-trajnerit të Shqipërisë, Hans Peter Briegel, i cili i kishte sugjeruar Feldkampit mbrojtësin kosovar.
Top Channel