Nje pengmarrje qe ka zgjatur rreth nje ore ka tronditur diten e sotme Bullgarine.

Nje 33- vjecar qe kishte marre peng pasagjeret e nje autobuzi qe udhetonte mes qyteteve te Sofias dhe Varnas, pas rreth 1 ore rezistence i eshte dorezuar policise.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale, sipas te cilave pengmarresi ishte i armatosur me nje pistolete dhe kishte ushtruar terror ndaj pasagjereve.

Per fat te mire nga akti kriminal nuk ka pasur te plagosur. Pritet qe marrja ne pyetje e 33-vjecarit te zbardhe shkaqet e pengmarrjes se kryer prej tij.

Top Channel