Stuhite, Spanja e Franca nisin riparimin e demeve

26/01/2009 10:25

Ne jugperendim te Frances dhe veri te Spanjes ka nisur riparimi i demeve te shkaktuara nga stuhite e diteve te fundit, qe demtuan shtepi, rruge dhe sollen nderprerje te energjise.

Te pakten 20 vete gjeten vdekjen ne incidentet e shkaktuara nga stuhite me shira te rrembyeshem dhe ere me shpejtesi deri ne 184 km/ore. Kryebashkiaku i Barcelones ne Spanje shpalli tri dite zie per 4 femijet qe humben jeten nga shembja e catise ne nje fushe bejsbolli.

Ndersa moti i keq ka perfshire veriun e Italise dhe Mesdheun qendror, ne Spanje e France po riparohen linjat e demtuara te energjise, rrjeti telefonik dhe hekurudhor.

Top Channel