Kriza ekonomike prek mafian japoneze
26/01/2009 20:50
Media te ndryshme e kane permendur kohe me pare qe kriza financiare ka prekur edhe mafian japoneze, ashtu si vete ekonomine e fuqishme te vendit.
Por se fundmi mberrin nje lajm qe tingellon gati i pabesueshem: organizata e frikshme Yakuza, nje lloj Cosa Nostra e Azise, kerkon ndihme nga shteti per shkak te veshtiresive te medha ku gjendet sot.
Recesioni ka gjunjezuar keshtu edhe gangsteret japoneze te Yakuzes, qe do te mbushin radhet e te papuneve e shpresojne te marrin asistence nga shteti.
Qe prej 2006-es, Yakuza ka nje ushtri te vertete te punesuarish, me sakte 80.000 vete, qe tanime nuk i mban dot me para e do te detyrohet t’i pezulloje.
Top Channel