Japoni, gjenden trupat e 4 foshnjave te vdekura

26/01/2009 11:05

Zbulohen ne Japoni trupat e kater foshnjave, qe kishin vdekur disa vite me pare dhe trupat ishin fshehur neper qese plastike.

Kufomat u gjeten te dekompozuara ne nje apartament ne Tokio, ne te cilin banonte nje grua, qe u gjet e vetevrare. Mediat japoneze raportuan se trupat u zbuluan nga motra e gruas, qe kishte shkuar ne shtepi per te terhequr objektet e saj.

Trupi i 51-vjecares ishte gjetur i varur ne nje peme ne afersi te baneses, se bashku me nje shenim, ku thuhej se vetevritej per shkaqe ekonomike. Policia ka nisur hetimet per te zbuluar, nese foshnjat e gjetura, jane femijet e gruas.

Top Channel