Kryetari i deges se LDK-se ne Gjakove, Astrit Haracija ka shprehur rezervat e tij ndaj pikave ku jane vendosur kazermat e FSK-se, per mungesen e nje te tille ne qytetin e tij.

Haracija, i cili ndodhet ne Hage ku po vuan nje denim prej 5 muajsh burg, e ka kritikuar anashkalimin e Gjakoves nga projektet per ndertimin e kazermave te forces se sigurise.

“Eshte i pakuptimte, injorues dhe i papranueshem fakti se si nuk eshte parashikuar qe ne Gjakove te pozicionohet nje strukture organizative e Forces se Sigurise se Kosoves”, ka deklaruar Haracija.

Ai ka kujtuar autoritetet kosovare dhe ato nderkombetare, se Gjakova ishte nje nga komunat qe u perfshi me shume nga genocidi serb.

Top Channel