Donatoret e Tiranes takohen me Ramen

26/01/2009 22:55

Donatoret e Tiranes arrijne te bien ne nje mendje per t’u takuar me kryetarin e Bashkise Edi Rama dhe per te diskutuar mosmarreveshjet e fundit mes tyre.

Skema qe kane zgjedhur te kater donatoret e Tiranes me fillimin e sezonit 2008-2009, per te qene nje i vetem qe komandon, ka sjelle percarje mes tyre.

Donatori qe ka marre komanden e ketij sezoni Refik Halili, ka qene i pari i cili ka kerkuar mbeshtetjen e donatoreve te tjere te cilet pasi kane pare veten te menjanuar nga vendimarrjet per skuadren ne kete sezon, kane qendruar indiferent. Sipas tij, edhe nga ana financiare.

Por ka qene kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama ai i cili ka sheshuar pakenaqesite dhe ka nxjerre te deshtuar skemen e menaxhimit te skuadres nga donatoret qe ne kete takim kane qene vetem 3, pasi Lutfi Nuri nuk eshte paraqitur.

Kjo mungese e tij mund te ndryshoje edhe skemen e financimit te skuadres pasi mengjesin e se martes do te vendoset perfundimisht nese donatoret e Tiranes do te jene 4 dhe do te paguajne nga 25% apo do te jene 3 dhe do te paguajne nga 33%.

Gjithashtu kryetari Rama i ka kerkuar donatoreve te pranishem edhe mbajtjen e synimit te sezonit per te fituar titullin kampion.

Nderkohe zevendestrajneri, italiani Mauro Bencivenga eshte ngarkuar per te hartuar nje projekt te ri afatgjate per menyren e funksionimit te klubit te Tiranes.

Top Channel