
Kryeministri Australian, Kevin Rudd, ka refuzuar ndryshimin e dites se festes kombetare, qe vendi e celebron cdo 26 Janar.
Nje lider aborigjen kishte bere thirrje per mbajtjen e nje debati per kete ceshtje. Rud e hodhi poshte idene per ndryshimin e Kushtetutes, edhe pse nje vit me pare u kerkoi falje aborigjeneve per padrejtesite e se shkuares. Indigjenet australiane pretendojne se festa kombetare ne fakt eshte Dita e pushtimit.
Ideatori Mick Dodson, eshte cilesuar si Njeriu i Vitit ne Australi per nxitjen e ceshtjeve te indigjeneve. Festa kombetare perkujton mberritjen e flotes se pare britanike ne 1788 dhe shpalljen e sovranitetit britanik mbi kontinentin.
Indigjenet thone se kjo dite shenoi shkaterrimin e kultures aborigjene.
Top Channel