
Rikthehet mungesa e energjise elektrike. Nderprerje do te kete sot ne Fushe Kruje, ndersa neser tre ore ne kryeqytet.
Nuk ka probleme me importin apo me prodhimin ne hidrocentrale, por per do te kryhen nderhyrje ne disa linja 220 kilovolt. Drejtuesit e Operatorit te Sistemit te Transmetimit i kane cilesuar nderhyrjet ne rrjet si te domosdoshme per kryerjen e investimeve, te cilat mundesojne forcimin e kapacitetit per furnizimin me energji elektrike.
Kufizimet do te zgjasin tri dite dhe prekin zonen e Tiranes, kryesisht qendren e saj. OST sqaron se diten e sotme do te punohet ne linjen Tirane-Fushe Kruje nga ora 11:00-14:00 dhe per kete shkak qyteti i Fushe Krujes do te kete nderprerje te energjise elektrike.
Neser do te punohet ne linjen Tirane-Qender, nga ora 09:00-12:00 dhe do te nderpritet energjia elektrike ne disa zona te kryeqytetit; bulevardi “Zogu I”, bulevardi “Zhan D’Ark”, Rruga e Durresit, Rruga e Kavajes, rruga “Myslym Shyri”, zona perreth sheshit “Avni Rustemi”, Shallvareve, Selvise, si dhe zona perreth Ministrise se Puneve te Jashtme.
Kufizimet do te vijoje edhe te henen, kur do te punohet ne linjen Tirane-Uzina e Traktoreve, nga ora 08:00-11:00 dhe do te kete nderprerje te energjise elektrike ne rrugen “Ali Demi”, Rruga e Elbasanit, Rruga Bardhyl, Qyteti Studenti, Ministria e Shendetesise, “Myslym Shyri” dhe ne zonen e Farkes.
Top Channel